Please enter at least 3 characters.

Conte: Shpresoj që ta kompletojmë marrëveshjen për Lukakun

2019/08/conte.jpg
292:"SINGAPORE - JULY 20: Inter Milan manager, Antonio Conte speaks at the press conference during the 2019 International Champions Cup match between Manchester United and FC Internazionale at the Singapore National Stadium on July 20, 2019 in Singapore. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images)
12:"Getty Images

Antonio Conte ka konfirmuar se Interi po punon që ta transferojë Romelu Lukakun nga Manchester United në këtë afat.

Sulmuesi belg lidhet me një largim nga Old Trafford në këtë verë, pasi në sezonin e kaluar nuk kishte arritur ta impresiononte Ole Gunnar Solskjaerin me formën e tij.

Nerazzurët janë duke hasur në vështirësi në transferimin e sulmuesit, pasi në garë janë edhe Juventusi dhe Napoli që është futur së fundmi në garë.

“Ne jemi duke punuar që ta realizojë marrëveshjen”, ka thënë trajneri italian pas fitore ndaj Tottenham Hotspurit në International Champion Cup.

“Kam dëgjuar se ka disa vështirësi në marrëveshje, por në këto momente po shpresoj që marrëveshja të kompletohet”, ka shtuar më tej Conte.

United thuhet se është i gatshëm që ta shkëmbej 26-vjeçarin me Paulo Dybalan, por është argjentinasi që nuk dëshiron të transferohet në Ligën Premier. /Telegrafi/