Please enter at least 3 characters.

Conte ka refuzuar Real Madridin

2018/03/conte.jpg
126:" during the Premier League match between West Ham United and Chelsea at London Stadium on December 9, 2017 in London, England.
10:"Dan Mullan

Real Madridi ka kontaktuar Antonio Conten, por ky i fundit ka refuzuar tentimin e spanjollëve për ta joshur në kryeqytetin spanjoll.

Sky Sport Italia konfirmon se ka ekzistuar kontakt mes klubit mbretëror dhe Contes.

Marca po ashtu kishte spekuluar se Merengezët mund të jenë të interesuar për të sjellë teknikun italian.

Por, besohet se Conte ka refuzuar telefonatën e drejtorëve të Realit për një takim, pasi ka thënë se dëshiron të respektojë kontratën me Chelsean.

Nëse klubi e shkarkon Conten, atëherë duhet t'ia paguajë atij 10 milionë euro.

Conte është i frustruar që Chelsea po kontakton me trajnerë të tjerë pa e informuar atë dhe dëshiron që të përfitojë nga një shkarkim i mundshëm.

Të tjera alternativa për Realin janë Pochettino dhe Arsene Wenger. /Telegrafi/