Conte i kërkon Interit ta bëjë trajnerin më të paguar në Serie A
201:"FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 12: Antonio Conte during the "Golden Bench" award at Centro Tecnico Federale di Coverciano on November 12, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images
09/04/2019
Raportohet se Antonio Conte i ka kërkuar Interit rrogë 10 milionë euro që të bëhet trajner i tyre.
Sipas Gazzetta dello Sport, presidenti i klubit Steven Zhang i ka kërkuar meaxherit gjeneral Beppe Marotta të sjell ish-trajnerin e Chelseat te klubi me bazë nga Milano. Sidoqoftë, gazeta njofton se 49-vjeçari nuk është plotësisht i bindur për t'u rikthyer në Serie A.
Kështu Conte dëshiron rrogë prej 10 milionë euro, tre milionë më shumë sa fiton Massimiliano Allegri te Juventusi, i cili është trajneri mv i paguar në Serie A.
Problemi tjetër është se në rast se klubi shkarkon Luciano Spallettin duhet t'i paguajë atij 25 milionë euro.
Këto dhe shpenzime tjera besohet se do jenë në rregull me Fair Playn Financiar. /Telegrafi/


