Please enter at least 3 characters.

City fiton me lehtësi ndaj Wolves

2019/01/Man-City-Wolves-1.jpg
321:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 14: Gabriel Jesus of Manchester City celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Manchester City and Wolverhampton Wanderers at Etihad Stadium on January 14, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka fituar me lehtësi me rezultat 3-0 ndaj Wolverhampton në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka marr edhe fitoren e tretë me radhë në kampionat, pasi ka mposhtur Wolves dhe i është ofruar Liverpoolit lider në vetëm katër pikë.

City vazhdon serinë e fitoreve (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dhjetë minutave lojë dhe ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Leroy Sane.

Festa e Jesus pas golit të parë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli, lojtari i Wolves, Willy Boly mori kartonë të kuq në minutën e 19-të të ndeshjes dhe gjithçka u bë më e lehtë në vazhdim për Cityn.

Luhej minuta e 39-të kur City gjeti edhe golin e dytë përsëri me brazilianin Jesus, i cili shënoi nga pika e bardhë për 2-0.

Jesus u tregua i saktë nga penalltia (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, City vazhdoi të dominojë përsëri dhe të rrezikojë vazhdimisht, teksa gjeti edhe një gol për të vulosur rezultatin përfundimtar.

Ishte minuta e 78-të kur Conor Coady devijoi gabimisht topin në portën e tij duke shënuar për 3-0 dhe duke vulosur fitoren e Cityt.

Goli i tretë erdhi pas harkimit të Kevin De Bruyne (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, City ka 53 pikë në vendin e dytë, ndërsa Wolves renditet në vendin e 11-të me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në udhëtim te Huddersfield, ndërsa Ujqërit e presin në shtëpi Leicesterin. /Telegrafi/