Please enter at least 3 characters.

City fiton lehtësisht ndaj Newport County, kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

2019/02/David-Silva-e1550344793622.jpg
310:"NEWPORT, WALES - FEBRUARY 16: David Silva of Manchester City shoots as Regan Poole of Newport County AFC attempts to block during the FA Cup Fifth Round match between Newport County AFC and Manchester City at Rodney Parade on February 16, 2019 in Newport, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka arritur fitore në udhëtim te Newport County në kuadër të 1/8 e finales së FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultat 1-4 në një ndeshje të dominuar dukshëm nga City.

Ishte Riyad Mahrez që rrezikoi fillimisht në minutën e tetë portën kundërshtare, ndërsa Leory Sane në minutën e 34 ishte afër golit, por as gjermani nuk arriti dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sane kaloi Cityn në epërsi në minutën e 52-të, ndërsa Phil Foden thelloi epërsinë në minutën e 75-të. Vlen të theksohet se të dy golat u asistuan nga Gabriel Jesus. Golin e nderit për vendasit në këtë takim e shënoi Padraig Amond (88').

Mysafirët vazhduan të kërkonin golin, për 0-3 shënoi Foden (90'), ndërsa pokeri i kompletua nga Mahrez në minutat shtesë dhe kështu Man City kualifikohet në çerekfinale të FA Cup.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kundërshtari i ardhshëm i skuadrës së Guardiolas do të mësohet me anë të shortit.

Gjatë historisë Manchester City ka fituar këtë garë pesë herë, së fundmi në vitin 2011. /Telegrafi/