Please enter at least 3 characters.

Chiellini parashikon ndeshje të vështirë në kthim

2016/01/chiellini-parashikon-ndeshje-t-euml-v-euml-shtir-euml-n-euml-kthim_hd.jpg

Italiani ka folur menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme, të cilën Bianconerët e fituam me rezultat 1-0, duke thënë se Juventusi në fillim të takimit lejoi shumë hapësira për kundërshtarët.

“E dinim se do të jetë ndeshje e vështirë, por ne ishim të përqendruar”, ka thënë Chiellini pas ndeshjes, transmeton koha.net.

“Në fillim të takimit gabuam dhe i dhamë shumë hapësirë sulmuesve të tyre të cilët mund të jenë shkatërrues në kundërsulme, por pastaj ne u qetësuam dhe e kontrolluam ndeshjen”.

“Ne presim që edhe ndeshja e dytë të jetë e vështirë, krahasuar me Borussia Dortmundin, Monaco nuk të lejon të luani dhe pastaj kanë kundërsulmet”, ka shtuar ai.