Please enter at least 3 characters.

Chelsea vendos për Onanan si zëvendësues të Kepas

2020/02/GettyImages-1178656021.jpg
249:"VALENCIA, SPAIN - OCTOBER 02: Andre Onana of Ajax in action during the UEFA Champions League group H match between Valencia CF and AFC Ajax at Estadio Mestalla on October 02, 2019 in Valencia, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Kepa Arrizabalaga pritet të largohet nga Chelsea në fund të këtij edicioni.

Portieri spanjoll ka humbur vendin e titullarit, teksa trajneri Frank Lampard po i beson veteranti Willy Caballero.

Tekniku anglez ka bërë me dije se skuadra e tij do të afrojë në verë një portier të ri në skuadër.

Nick Pope ishte favorit për të nënshkruar me Chelsean, por së fundmi në garë është futur edhe Andre Onana.

Andre Onana. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Madje sipas mediave angleze, Chelsea ka vendosur që portieri kamerunas i Ajaxit të jetë zëvendësues i spanjollit.

Besohet se transferimi i Onanas do t’i kushtojë Chelseat 45 milionë euro plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh.

23-vjeçari iu bashkua Ajaxit në verën e vitit 2015 nga Barcelona për 150 mijë euro, mirëpo ai tani vlerësohet si një nga portierët më të mirë në botë. /Telegrafi/