Please enter at least 3 characters.

Chelsea vazhdon serinë e fitoreve, mposht Southamptonin (Video)

2016/10/chelsea-11-e1477849505193.jpg

Chelsea ka shënuar fitore të mëdha në udhëtim te Southamptoni.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka vazhduar serinë prej katër fitoreve në Ligën Premier, duke fituar 2-0 në udhëtim.

‘Blutë’ e Londrës e kanë nisur si është më së miri takimin, duke shënuar gol qysh në minutën e gjashtë me anë të Eden Hazard, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Victor Moses.

Në vazhdimin e pjesës së parë, vendasit ishin më të mirë duke provuan më shumë të barazojnë dhe duke e endur lojën, por pa sukses, pasi këtë ia mohoi portieri, Thibaut Curtouis, dhe kështu skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-0.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte më e baraspeshuar, por përsëri ishin mysafirët ata që gjetën rrugën e rrjetës.

Kësaj radhe ishte sulmuesi spanjoll, Diego Costa, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca, pas asistimit të Eden Hazard në minutën e 55-të.

Në vazhdim të pjesës së dytë, të dy skuadrat patën disa raste tjera për të shënuar gol, por që nuk arritën asnjëra dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e Chelseat me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Chelsea forcën pozitën e katërt me 22 pikë apo vetëm një pikë më pas se tri vendet e parë, Southamptoni e sheh veten në vendin e nëntë me gjithsej 13 pikë, ndërsa në xhiron tjetër, ‘Blutë’ e presin në shtëpi Evertonin, ndërsa vendasit udhëtojnë të Hull City.  /Telegrafi/

https://twitter.com/SimpIyEden/status/792762490237181952

https://twitter.com/ScoutKennedy/status/792776537661698048