Chelsea futet fuqishëm në garë për Jadon Sanchon
293:"DORTMUND, GERMANY - NOVEMBER 05: Jadon Sancho of Borussia Dortmund is tackled by Nicolo Barella of Inter Milan during the UEFA Champions League group F match between Borussia Dortmund and Inter at Signal Iduna Park on November 05, 2019 in Dortmund, Germany. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
Jadon Sancho. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images)
12:"Getty Images
01/12/2019
Jadon Sancho mund të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi anglez nuk i ka raportet e mira me drejtuesit e klubit që po mendojnë shitjen e tij.
Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas lojtarit, derisa së fundmi garës i është bashkuar edhe Chelsea.
Londinezët pritet të mbesin pa brazilianin Willian dhe synojnë transferimin e Sanchos gjatë janarit.
Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard është gati të përmbushë kërkesat e Dortmundit që janë 120 milionë euro për ta lënë të lirë anglezin.
Megjithatë për ta transferuar Sanchon, Chelsea duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave si PSG, Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Liverpool e Manchester City. /Telegrafi/


