Please enter at least 3 characters.

Charlie Adam rivënien nga këndi e kthen në goditje dënimi për kundërshtarët, moment qesharak për mesfushorin e Stoke (Video)

2017/04/adamas-1.jpg
14:"Paul McConnell

Në futboll mund të ketë ndeshje të jashtëzakonshme, gola të bukura, penallti të humbura e gjithçka tjetër që mund tu mbeten në mendje tifozëve gjatë.  

Në ndeshjen mes Burnleyt dhe Stoke City në Ligën Premier, mesfushori i njohur  Charlie Adam, një rivënie nga këndi e ktheu në goditje dënimi për kundërshtarët.

Kjo ndodhi në minutën e 49-të, kur Adam rrëshqiti dhe preku topin me dorë.

Faqja zyrtare e klubit Stoke, këtë moment qesharak e konsideroi si një pjesë që mund të merret dhe të bëhet pjesë e videove për Krishtlindje.

Për më shumë shikojeni videon. /Telegrafi/