Charli XCX mbyll Sundance me stil provokues dhe prezanton filmin e saj të ri “The Moment”
Charli XCX ka zgjedhur një paraqitje provokuese për të shënuar përfundimin e udhëtimit të saj në Utah, ku mori pjesë në Festivalin e Filmit Sundance.
Këngëtarja 33-vjeçare pozoi për disa fotografi në Instagram e veshur me të brendshme të zeza, taka të larta dhe një pallto joshëse prej leshi artificial, duke sfiduar temperaturat e ulëta.
Me një gotë shampanjë në dorë, Charli u shfaq plot vetëbesim para, ndërsa ndau edhe pamje nga shtëpia luksoze ku qëndroi gjatë qëndrimit të saj, shkruan DailyMail.
Ambienti piktoresk dhe stili i saj unik u pritën me komente pozitive nga fansat, të cilët e quajtën “mbretëreshë bore”.
Artistja ishte në Utah për të promovuar filmin e saj të ri, “The Moment”, i cili u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Sundance 2026 dhe pritet të dalë në kinema të përzgjedhura në New York dhe Los Anxhelos më 30 janar.
Filmi ndjek jetën e një ylli pop në prag të turneut të saj të parë madhor, duke ofruar një vështrim të brendshëm mbi industrinë muzikore dhe ndikimin e suksesit komercial në krijimtarinë artistike.
Në premierë, Charli XCX u shfaq me një kostum elegant të zi me dy pjesë, të kombinuar me këmishë me vija dhe një pallto gri, duke dëshmuar edhe një herë se stili i saj mbetet po aq i veçantë sa edhe muzika që krijon. /Telegrafi/


