Çfarë Superlige, Ferronikeli shpallet kampion vjeshtor
Fituesja e Kupës së Kosovës më këtë pikë do të dimërojë në krye të tabelës më gjithsej 28 pikë të tubuara, dy më shumë së Hajvalia.
Berat Hyseni i kaloi mitrovicasit në epërsi në minutën e 67-të, mirëpo një pikë mysafirëve ia siguroi Isa Eminhaziri, me një supergol në minutën e 77-të.
Me fitore stinorin vjeshtor e ka mbyllur edhe Drita, e cila mposhti Drenicën bindshëm prej 4-0.
Golat për gjilanasit i shënuan Shqiprim Kelmendi, Florim Berisha, Murati dhe Taulant Haliti. Drita tani ka 17 pikë në renditje, duke i ikur fundit të renditjes, teksa Drenica mbetet në kuotën e 21 pikëve. /KP/Telegrafi/
Raiffiesen Superliga / Xhiroja e 16-të:
Rezultatet
Trepça ’89-Ferronikeli 1-1
Drita-Drenica 4-0
Prishtina-Llamkos Kosova 0-0
Besa-Vëllaznimi 2-0
Istogu-Trepça 2-2
Hajvalia-Ferizaj 1-1
Tabela
1.Ferronikeli 28
2.Hajvalia 26
3.Llamkos Kosova 25
4.Prishtina 25
5.Trepça ’89 25
6.Besa 23
7.Drenica 21
8.Vëllaznimi 19
9.Istogu 16
10.Drita 17
11.Trepça 15
12.Ferizaj 14


