Please enter at least 3 characters.

Çfarë ndodhi me "mbajtjen e distancës"? Miliona londinezë vazhdojnë të udhëtojnë “të paketuar” në trenat nëntokësor!

2020/03/page-43.jpg

Punëtorët janë ankuar se trenat nëntokësor në Londër ishin po aq të ngarkuar, pasi miliona britanikë vazhduan të udhëtojnë në mes të shqetësimeve për mungesën e këshillave të autoriteteve për udhëtimet gjatë shpërthimit të coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, është duke vazhduar konfuzioni në lidhje me pozicionin e autoriteteve rreth kafeneve dhe restorantet që qëndrojnë të hapur - dhe çfarë do të thotë udhëzimi për të shmangur 'udhëtimet jo thelbësore'.

Kështu, siç thuhet më tej, shumë punonjës vazhdojnë të bëjnë udhëtime, të dëshpëruar për të siguruar të ardhurat e tyre.

Numrat e pasagjerëve pritet të bien pasi Qeveria këshilloi kundër udhëtimit jo thelbësor të hënën, duke rënë me një të pestën javën e kaluar.

Por udhëtarët thanë sot se ata janë akoma “të paketuar” në kulmin e udhëtimeve.

Disa madje thanë se duhej të prisnin deri në 12 minuta për një tren në Londrën Qendrore sot - shumë më gjatë se normalja.

Pasagjerë të tjerë kanë theksuar se kjo nuk do të ndihmojë përpjekjet në “distancimin shoqëror” për të ndaluar përhapjen e infeksionit, i cili tani ka marrë dhjetëra jetë në Britani të Madhe.

Deri në 2 milionë njerëz vlerësohet se do të vazhdojnë të punojnë në Londër në punë në sektorë përfshirë shitjen me pakicë, kafenetë dhe shërbimet e urgjencës. /Telegrafi/