Please enter at least 3 characters.

Çekia e bën publike listën për ndeshjen ndaj Kosovës

Republika Çeke e ka bërë publike listën e të ftuarve për miqësoren ndaj Kosovës.

Kosova në fund të këtij muaji do të jetë mysafir i çekëve, të cilët po përgatiten për Kampionatin Botëror 2026.

Çekia tashmë ka bërë publike emrin e lojtarëve të ftuar, ku në listë janë edhe tre yjet e Hoffenheimit si Vladimir Coufal, Robin Hranac dhe Adam Hlozek, që janë bashkëlojtarë me Leon Avdullahun, Fisnik Asllanin dhe Albian Hajdarin.

Lista e plotë:

Ndërkohë, lista e Kosovës pritet të bëhet publike në ditët e ardhshme, ndërsa mbetet të shihet nëse Foda do t’i ftojë yjet apo do t’iu jep hapësirë lojtarëve të rinj./Telegrafi/