Please enter at least 3 characters.

Ceballos refuzon qëndrimin te Arsenali

2019/10/GettyImages-1178831370.jpg
289:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 03: Dani Ceballos of Arsenal celebrates after scoring his team's fourth goal during the UEFA Europa League group F match between Arsenal FC and Standard Liege at Emirates Stadium on October 03, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Dani Ceballos ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Arsenali, derisa është në huazim prej Real Madridit.

Mesfushori spanjoll ka arritur të gjejë vetën në lojën e The Gunners, ndërsa Mikel Arteta dëshiron të blejë përfundimisht kartonin e tij nga Los Blancos.

Por, është lojtari që ka bërë të ditur se ai ka dashuri të madhe për Real Betisin dhe nuk do të përjashtonte kalimin atje.

“Nuka kam biseduar me Real Madridin ende, por çdo kush që e vesh atë fanellë, është i lumtur”, ka thënë Ceballos.

“Madridi është më i mirë se çdo klub tjetër. Do të shohim rreth të ardhmes time. Nuk jam duke menduar aktualisht nëse do të luaj te Real Madridi, te Arsenali apo në ndonjë klub tjetër”.

“Kam shumë dashuri për Betisin, për çdo kë që punon atje. Ata e dinë se unë i duam shumë dhe do të doja të punoja me ta”, ka shtuar më tej spanjolli.

Mesfushori mund të përfundojë te Betisi, pasi Zinedine Zidane nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij. /Telegrafi/