Please enter at least 3 characters.

Ceballos: Nuk më vije keq që u largova nga Reali, e dua Arsenalin

2019/10/GettyImages-1178831370.jpg
289:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 03: Dani Ceballos of Arsenal celebrates after scoring his team's fourth goal during the UEFA Europa League group F match between Arsenal FC and Standard Liege at Emirates Stadium on October 03, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Dani Ceballos ka thënë se Arsenali është skuadra ku ai dëshiron të qëndrojë dhe se nuk i vije keq që nuk ka qëndruar te Real Madridi.

The Gunners është shumë afër që ta kompletojë transferimin permanent të mesfushorit spanjoll që e ka filluar sezonin në formë jo edhe aq të mirë, mirëpo duan ta mbajnë në skuadër.

“Transferimi te Arsenali ka qenë një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time dhe jam i lumtur deri më tani”, ka thënë Ceballos.

Dani Ceballos (Foto: Arsenal FC/Twitter)

“Nuk më vije keq që nuk jam te Real Madridi. Tani për tani jam në një vend që më bën të ndihem i lumtur”.

“Ideja ime ishte që të largohem, të luaj dhe ta shijoj futbolli. Në dy vitet e kaluara nuk ka ndodhur kjo gjë”, ka shtuar më tej spanjolli.

Ceballos kaloi në formë huazimi te Arsenali dhe në afatin e janarit mund ta mbyll kalimin nga Los Blancos për një shumë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/