Please enter at least 3 characters.

Çavkov intensifikon plotësimin e vendeve të zbrazura para ardhjes së ministrit opozitar

2016/06/Mitko-Cavkov.jpg

"Të plotësohen të gjitha vendet e lira të punës në sistematizimin e njësive të MPB" ka qenë shkresa e dërguar nga ana e ministrit të brendshëm deri te të gjithë njësitë e kësaj ministrie, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pesë ditë pas instruksioneve të ministrit në të gjitha njësitë e MPB janë hapur konkurse të brendshme për pozita të ndryshme, nga udhëheqës sektori deri te inspektorë më të ri.

Njëra nga pozitat në konkurs është edhe pozita udhëheqëse në Sektorin për marrëdhënie me publikun të MPB, por krahas për pozitat të larta Çavkov ka shpallur konkurs edhe për plotësim të të gjithë pozitave të zbrazura të inspektorëve dhe inspektorëve të rinj.

Ministria pritet të ketë ministër të ri nga opozita 100 ditë para zgjedhjeve dhe sipas Marrëveshjes së tretë në Përzhino do të ketë të drejtë të zëvendësojë dhe të emërojë 15 udhëheqës në MPB.

Politika e përforcuar e ministrit Çavkov për plotësimin e vendeve të zbrazura para ardhjes së ministrit nga opozita ka filluar me emërimin e sekretarit të ri shtetëror, në të cilën pozitë Qeveria e ka emëruar Sanja Dimitrievska e cila tashmë ka filluar punën në pozitën e re./Telegrafi/