Please enter at least 3 characters.

Capital T paralajmëron dy klipe të reja, lansohen më 14 shkurt

2022/02/Screenshot_1-65.png

Reperi i njohur, Capital T mbetet aktiv me projekte muzikore.

Pas albumit të ri “Heart broken kids”, reperi tani ka paralajmëruar dy klipe të reja që janë gjithashtu pjesë e këtij albumi.

Këngët “Dy zemra” dhe “Për ty” janë vizuelizuar edhe klipe dhe pritet të publikohen më 14 shkurt, ka bërë të ditur reperi përmes llogarisë së tij në Instagram.

“Dy zemra + Për ty/2 në 1, 14.02.2022, Heart broken kids”, ka shkruar Capital T në mbishkrimi, ndërsa ka sjell edhe pjesë të shkurtër të shkëputura nga klipet.

Ndërkohë, pak javë më parë Trim Ademi (emri i vërtetë) publikoi këngë “Përjetësisht”, që është një ripërpunim i këngës së famshme më të njëjtin titull , të kënduar nga Ritmi i Rrugës shumë vite më parë.

Kënga u lansua bashkë me klip dhe deri tani ka grumbulluar gati dy milionë klikime në YouTube.

Ndryshe, aktualisht reperi po qëndron për pushime në Dubai, nga ku edhe ka sjell imazhe të ndryshme.  /Telegrafi/