Please enter at least 3 characters.

Calderon: Mourinho do ta drejtojë Real Madridin nga sezoni i ardhshëm

2019/02/calderon-mourinho.png

Ish- presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon pret që Jose Mourinho të kthehet në klub sezonin e ardhshëm.

Mourinho, i shkarkuar nga Manchester Unitedi në muajin dhjetor, është lidhur me një kthim në Madrid.

Dhe ish-presidenti i Mbretërve, Calderon ka postuar në mediat sociale mbrëmë, ku ka shkruar se pret që portugezi të kthehet te Reali.

"Kam ndjenjën, dhe diçka më shumë, se në sezonin e ardhshëm Mourinho do të ulet në stolin e Real Madrid", ka shkruar Calderon.

Mourinho është pa skuadër që nga dhjetori (Foto: Getty Images)

Ndërsa, në këtë javë, Mourinho pranon se është gati të marr drejtimin e ndonjë skuadre të re nga sezoni i ardhshëm.

"Kam më shumë dëshirë se kurrë për të ri-trajnuar".

"Dua  një ekip në të cilin ka një ndjeshmëri të plotë, përkushtim dhe njerëz që duan të punojnë", ka thënë Mourinho.

Ndryshe, Mourinho ka qenë edhe në të kaluarën trajner i Real Madridit, ku nuk kanë munguar trofetë e fituar, ndër titulli në La Liga. /Telegrafi/