Please enter at least 3 characters.

Caktohet orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

2020/01/prishtina-drita.jpg

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar orarin e ndeshjeve çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Është caktuar tashmë orari i ndeshjeve të fazës çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Kjo fazë do të nisë me ndeshjen Drenica – Gjilani, që zhvillohet më 8 shkurt, në orën 12:30 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, por me fillim në orën 13:00.

Ndërkohë, më 9 shkurt do të luhet ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, derisa dueli ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit është shtyrë për datën 12 shkurt.

Çerekfinalja e Digitalb KupësE shtunë, 8 shkurt12:30 Drenica-Gjilani13:00 Prishtina-VushtrriaE diel, 9 shkurt12:30 Dukagjini-BallkaniE mërkurë, 12 shkurt12:30 Liria-Feronikeli/Telegrafi/