Please enter at least 3 characters.

Burkina Faso publikon listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen me Kosovën, në të edhe ylli i Aston Villës

2022/03/NINTCHDBPICT000707012453-scaled.jpg
283:"Burkina Faso's players celebrate after winning the Africa Cup of Nations (CAN) 2021 round of 16 football match between Burkina Faso and Gabon at Limbe Omnisport Stadium in Limbe on January 23, 2022. (Photo by CHARLY TRIBALLEAU / AFP) (Photo by CHARLY TRIBALLEAU/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet të dielën mbrëma për ndeshjet e muajit mars.

Dardanët do t'i zhvillojnë dy ndeshje miqësore, një me 24 mars në Prishtinë dhe një tjetër në udhëtim në Zurich.

Më 24 mars Kosova do të përballet me Kombëtaren afrikane të Burkina Fasos, derisa pesë ditë më vonë luhet takimi në Zurich përballë Zvicrës.

E Kombëtarja afrikane tanimë ka publikuar listën me 29 futbollistë të ftuar, ku janë përfshirë tre portierë, tetë mbrojtës, tetë mesfushor dhe 10 sulmues.

Bertrand Traore

Në listën e trajnerit Oscar Barro është edhe ylli më i madh i këtij shteti, Bertrand Traore që aktivizohet me Aston Villën në Ligën Premier.

Ndërkohë deri më tani trajneri i Kosovës, Alain Giresse nuk ka publikuar emrat e futbollistëve të ftuar për dy sfidat e muajit mars. /Telegrafi/