Please enter at least 3 characters.

Bunjaki: Kroacinë e shoh favorite në finale

2018/07/37145307_2068923510093453_5436446522398998528_n-e1531520243504.jpg

Albert Bunjaki ka qenë prezent në emisionin Duel Botëror që mbahet në RTV Dukagjini.

Ish-përzgjedhësi i Kosovës ka folur për shumë gjëra  rreth këtij botëror, veçanërisht për finalen.

“Unë e shoh Kroacinë pak të lodhur pasi që në ndeshjen e fundit iu desh të luajë në vazhdime. Por në atë ndeshje u pa që Kroacinë ka karakter dhe e kthye lojë”.

“Unë ja jap një rast Kroacisë në këtë finale”, ka thënë Bunjaki.

Trajneri ka treguar se është tifozë i flaktë vetëm i Kosovës.

“Unë jam kosovar. Jam gjithmonë me Kosovë. Normalisht që në ngjarje të tilla nëse një ekip eliminohet bëhesh me tjetrin”, ka thënë Bunjaku. /Telegrafi/