Please enter at least 3 characters.

Buffon për kalimin te PSG: Kam nevojë të qetësohem dhe të analizoj gjithçka

2018/05/Gianluigi-Buffon-Juve-e1526971907141.jpg
332:"TURIN, ITALY - MAY 19: Gianluigi Buffon of Juventus FC lifts the Serie A trophy in his last match for the club as he celebrates winning the championship with team-mates at the end of the serie A match between Juventus and Hellas Verona FC at Allianz Stadium on May 19, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka zbuluar se këtë javë do të vendos a do t'i bashkohet apo jo Paris Saint Germainit.

Aktualisht PSG është favorite për të siguruar shërbimet, por italiani tregoi se ende nuk ka asgjë.

"Kujtimet e fundit nga Juve dhe Interit? Lumturi, mundësia që më është dhënë të veshi këtë fanellë prestigjioze, po ashtu raportet shoqërore dhe vëllazërore", ka thënë Buffon për Sky Sport Italian në ndeshjen lamtumirëse të tij në San Siro.

Gianluigi Buffon dhe Andrea Barzagli në momentin kur Gigi u zëvendësua (Foto: Getty Images)

"Pas kësaj mendoje për dashurinë e madhe me tifozët. Nuk mendoj se ka ndonjë rrugë të mirë për të përfunduar aventurën time me Juven".

"PSG? Kam nevojë të qetësohem dhe të analizoj gjithçka. Nuk janë zgjedhje të thjeshta këto. Si 40 vjeçar nuk mund të marrësh vendime në nxehtësinë e momentit".

"Ndeshja e fundit me Juven? Isha shumë i qet dhe sepse mora kaq shumë ngrohtësi dhe nderim njerëzor".

"Për mua, ishte një fitore. Ishte një korrje e asaj që kam mbjellë. Më bëri krenar dhe më japi qetësi dhe paqe", shtoi për fund Buffon. /Telegrafi/