Please enter at least 3 characters.

Britney Spears inkurajon fansat të qëndrojnë në shtëpi mes pandemisë së coronavirusit

2020/04/britney-spears-emotional-post-today-main-190104_2eef73a2c9fe45025c6b0d9ec0bc7d2b.jpg
159:"NEW YORK, NY - AUGUST 28: Recording artist Britney Spears attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City.
22:"WireImage/Getty Images

Britney Spears ka vazhduar fushatën e saj për të mbledhur fansat në mes të pandemisë globale të coronavirusit.

Të mërkurën, ylli i muzikës pop 38-vjeçe, ndau një ilustrim në Instagram përmes të cilit thuhet, 'Vetmia ime po më shpëton, sesa po më vret’.

Në mes të pandemisë, njerëzve në mbarë globin u është thënë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit.

Britney Spears (Foto: Instagram)

Britney u shfaq shumë e impresionuar nga ilustrimi - i cili gjithashtu paraqiste një shishe sanitare - ndërsa ajo ndau imazhin me 23.8 milionë ndjekësit e saj.

"Mjaftueshëm e thënë dhe faleminderit për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët pa u lodhur janë duke punuar për të na mbajtur të sigurt gjatë kësaj kohe", ka thënë ajo krahas postimit.

Muajin e kaluar, Britney ishte parë sërish duke u afruar me ndjekësit, teksa po i inkurajonte të kujdeseshin më shumë për veten e tyre.

Këngëtarja në rrjetet sociale shpërndau një video-mesazh optimist, duke u treguar se si do të përdorë joga për të frymëzuar një jetë të shëndetshme gjatë kësaj kohe. /Telegrafi/