Please enter at least 3 characters.

Britania përgatit çokollatën më të madhe në botë (Video)

2016/01/f.1015150238645_m.gif

 Çokollatën enorme e përgatiti kompania “Thorntons”, për të shënuar njëqindvjetorin e themelimit. Zyrtarët e librit të rekordeve Guinness, vërtetuan se çokollata ka thyer rekordin e mëparshëm, të vendosur para një muaji nga prodhuesi i çokollatave nga Chicago.

Më shumë se 50 veta ndihmuan në përgatitje, të cilët për dhjetë orë rresht derdhën kovat me çokollatë. Ajo është punuar në një tendë të madhe, në oborrin e firmës.

Pesha e përgjithshme mbërriti 5.827 kilogramë, ndërsa rekordi i mëhershëm mbahej nga çokollata me peshën 5.529 kilogramë. 

Meritor për këtë ide ishte Paul Bell, punëtor në “Thorntons”.

“Mendova se do të ishte një gjë e mrekullueshme sikur ta bënim një çokollatë të madhe. Ia arritëm qëllimit”, deklaroi Bell.

Zyrtarët e kompanisë thanë se çokollata do të ndahet në copa dhe do të shitet nëpër dyqane, ndërsa paratë e grumbulluara do të dhurohen për bamirësi. /Telegrafi/