Brikena tregon hapur dashurinë për Mateon, vesh pizhame me fytyrën e tij
11/05/2026
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Brikena Selmani, duket se po kalon një periudhë shumë të lumtur në jetën sentimentale pranë partnerit të saj, Mateos.
Çifti po shfaqen gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa ndajnë shpesh momente nga përditshmëria e tyre në rrjetet sociale.
Së fundmi, Brikena ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në “Instastory”, ku publikoi një video para pasqyrës.
Ajo që ra më shumë në sy ishte këmisha që kishte veshur, e personalizuar me fotografi të Mateos.
Me këtë detaj, ish-banorja duket se ka dashur të tregojë publikisht ndjenjat e saj të forta për partnerin, duke dëshmuar se është e dashuruar “kokë e këmbë”. /Telegrafi/


