Please enter at least 3 characters.

Braktisi fëmijën e saj të mitur tek prindërit, procedohet 16-vjeçarja në Fier

2020/05/braktisja-780x439-1-e1621148862762.jpg

Një 16-vjeçare është proceduar penalisht në Fier, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur.

Mësohet se çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.