Braida: Montoya mund të largohet nga Barca
16/06/2015
Mbrojtësi anësor po kërkohet nga Interi, Juventusi dhe Liverpooli, pasi që është shprehur i pakënaqur te Barca, për shkak të konkurrencës së madhe nga Dani Alves.
Në ditët e ardhshme drejtuesit e klubit pritet të marrin një vendim për të, teksa nuk është përjashtuar mundësia e largimit të tij.
“Në ditët e ardhshme ne do të flasim me agjentin e Montoyas dhe do të marrim një vendim. Mundësitë që ai të largohet janë reale”, ka deklaruar Braida. /Telegrafi/


