Please enter at least 3 characters.

Bow Wow: Më lehtë do të fitoja një Oskar se një Grammy

2016/01/f.0413173731706_m.jpg

22-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Shad Gregory Moss, tashmë është një veteran në skenën e muzikës, me shtatë albume nën emrin e tij.

Por pavarësisht se ka shitur miliona incizime, ylli i hip-hopit kurrë nuk ka fituar një çmim Grammy. Bow Wow, i cili po ashtu ka luajtur në një sërë serish televizive dhe filmash, është i bindur se ka më shumë shanse për të fituar çmimin e Akademisë se një të muzikës.

“Mendoj se kam më shumë shanse të fitoj një Oskar se sa një Grammy. Industria muzikore është shumë jostabile, ka shumë politikë. Mendoj se shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje vlerës ose artit tashmë. Por kështu është ky biznes”, thotë reperi.