Please enter at least 3 characters.

Bombola e gazit merr flakë, alarmon banorët e një ndërtese në lagjen “Mati 1” në Prishtinë (Foto)

2019/01/cc2-3-e1547760861412.jpg

Një bombolë gazi ka marrë flakë në një banesë të një ndërtese në rrugën “Beqir Kastrati” në lagjen “Mati1” në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur një lexues i Telegrafit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, dhe ndonëse nuk ka shpërthyer, bombola ka ngjallur frikë tek banorët.

“Policia dhe zjarrfikësit janë vonuar në vendin e ngjarjes. Ata kanë ardhur me rreth 30 minuta vonesë - kur gjithçka kishte përfunduar”, ka thënë lexuesi i Telegrafit.

Ai gjithashtu ka thënë se njëri nga banorët, në tentim për ta larguar bombolën që përdorej për ngrohje, ka pësuar djegie në dorën e tij.

Një rast të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 22:00 Policia e ka marrë informatën se dyshohet për një bombolë gazi të shpërthyer. Nuk ka pasur persona të lënduar. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjithçka është nën kontroll”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. /Telegrafi/