Please enter at least 3 characters.

"Bojshin hajgare me 'bojlera e filtera'", Haradinaj: Këta, kurrë asgjë nuk qitën në dritë

2024/07/ramush-haradinaj.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka reaguar sot lidhur me reduktimet e ashpra të energjisë elektrike në vend.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i.

Lexoni të plotë postimin: Kjo Qeveria e territ,Ma patën kundërshtuar me krejt fuqinë, projektin e kontraktuar të termocentralit “Kosova C”, që Kosovën e bënte fuqi energjetike, me arsyetimin se çmimi i megavatit prej 80 eurosh, ishte i lartë e sot e paguajnë mesatarisht ka 400 euro;E kundërshtuan gazin amerikan e dolën me bajrak kundër tij;U përfshinë në tregti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës;Kur e morën pushtetin, bojshin hajgare me “bojlera e filtera”;Tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i;E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë;Këta kurrë asgjë nuk qiten në dritë. /Telegrafi/