BMW nuk ndalet - modele të reja me benzinë, hibride dhe elektrike deri në 2027
01/08/2026
BMW synon të ruajë dominimin në tregun e makinave luksoze duke zgjeruar më tej gamën e saj me modele të reja me benzinë, naftë, hibride dhe elektrike.
Kompania gjermane planifikon të lansojë shumë modele të reja deri në vitin 2027, përfshirë gjeneratën e re të Serisë 3, iX4, M3 elektrik, X7 të ri dhe versione të reja të Serisë 5 dhe X5.
BMW do të vazhdojë strategjinë e saj për të ofruar lloje të ndryshme motorësh, ndërsa po përshpejton zhvillimin e modeleve të reja për t’iu përshtatur konkurrencës në rritje, veçanërisht nga prodhuesit elektrikë.
Disa modele si Z4 dhe Seria 8 pritet të largohen nga gama, ndërsa marka po përqendrohet te SUV-të dhe automjetet elektrike të gjeneratës së re. /Telegrafi/


