")
Please enter at least 3 characters.

Blero feston ditëlindjen e 42-të, Afrona befason këngëtarin me darkë luksoze

2020/07/bleromuharremi_106030134_144179840644599_4674377961736308374_n-e1595154716870.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e 42-të.

Për një ditë të veçantë, ai dhe bashkëshortja e tij, Afrona Dika kanë qëlluar në pushimet e tyre, që po i kalojnë në Dhërmi.

Por, përpos urimeve të shumta që ai mori nga figura publike, kolegë dhe fansa, Bleros iu bë edhe një surprizë mjaft e këndshme.

(Foto: Instastory)

Me pamje buzë detit, Afrona kishte vendosur që të përgatis një darkë luksoze, ndërsa kishte dekoruar vendin.

“Dashuria ima, faleminderit shumë. Surpriza më e mirë e ditëlindjes sime”, kishte shkruar këngëtari në mbishkrimin e imazheve.

(Foto: Instastory)

Sidoqoftë, dyshja tashmë janë duke shijuar pushimet në bregdetin e Shqipërisë jugore, ndërsa vazhdimisht po mbajnë të azhurnuar fansat e tyre. /Telegrafi/