Please enter at least 3 characters.

Bislimi nesër udhëton drejt Strasburgut, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave

2023/04/Besnik-Bislimi-per-procesin-e-dialogut-raporton-ne-Komisionin-per-Pune-te-Jashtme-foto-Ridvan-Slivova-12.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të mërkurën do të udhëtoj drejt Strasburgut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave.

Bislimi ka shkruar se pritet e gjata e të shumta mbaruan e tashmë lëvizja e lirë do të jetë realitet.

“Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024. Votimi i fundit, final mbi liberalizimin e vizave, kaloi pozitivisht nga Parlamenti Evropian”, ka shkruar Bislimi.

Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës - me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. Pas nënshkrimit  të aktit ligjor për liberalizimin e vizave, hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. /Telegrafi/