Please enter at least 3 characters.

Biliç, me këngë dhe ovacione largohet nga Stambolli (Video)

2016/01/bili-ccedil-me-k-euml-ng-euml-dhe-ovacione-largohet-nga-stambolli-video_hd.jpg

Rreth 100 tifoz të flakët të Besiktasit në aeroportin "Sabiha Gokcan" sot përcollën trajnerin e njohur kroat, i cili së bashku me bashkëshorten, djalin dhe dy qentë e tij udhëtoi për Kroaci.

Biliç ishte i emocionuar nga gjesti i tifozëve të cilët kënduan këngë dhe shprehën respektin për çdo gjë që ai bëri për klubin e tyre të preferuar. Edhe vet Biliçi këndoi me tifozët, të cilët i dhuruan dhurata simbolike.

"Tifozët më të mirë në botë, janë tifozët e Besiktasit. Kjo është një lamtumire e bukur dhe unike. Po, unë jam i lumtur për këtë. Unë shpresoj që së shpejti Besiktasi të bëhet kampion", u tha Biliç gazetarëve të mbledhur.

Përveç tifozëve, Biliç në aeroport e shoqëruan edhe disa punonjës të klubit, por jo edhe përfaqësuesit e udhëheqjes së "bardhezinjve".