Please enter at least 3 characters.

BIK për sulmin në Francë: Bota nuk duhet të bëjë sehir!

2016/07/Naim-Ternava-mesazh-per-festen-e-bajramit-foto-ridvan-slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Bashkësia Islame e Kosovës ka vlerësuar se sulmi i mbrëmshëm në Nice është akt barbarë, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane si objektiva tona të përbashkëta.

“Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

“Sulmi i mbrëmshëm është kushtrimi më i mirë që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit. Përballë terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që akte e skena të tilla të llahtarshme ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më”, thuhet më tej në reagim. /Telegrafi/