Bielsa: Dëshira ime është që Messi ta fitojë Topin e Artë
02/12/2014
Argjentinasi është përfshirë në listën prej tre futbollistëve, së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Manuel Neuerin, ndërsa trajneri aktual i Olympique de Marseille shpreson që 27-vjeçari ta fitojë çmimin për të pestën herë në karrierë.
“E vetmja gjë që dua është që Messi ta fitojë Topin e Artë”, ka thënë Bielsa në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, favorit për ta fituar Topin e Artë për këtë vit është Cristiano Ronaldo, i cili e ka fituar dy herë deri më tani. /Telegrafi/


