Please enter at least 3 characters.

Biden: Shpresoj se armëpushimi do të arrihet deri në Ramazan në Gaza

2024/03/biden-1-scaled.jpg
121:"US President Joe Biden stops to talk to reporters as he departs the White House on March 1. Chip Somodevilla/Getty Images
12:"Getty Images

Joe Biden tha dje se shpreson të arrijë një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit militant Hamas deri në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit.

I pyetur nëse ai priste një marrëveshje deri atëherë, presidenti amerikan tha se "shpresoj që po. Ne jemi ende duke punuar shumë për të".

"Ne nuk e kemi arritur ende këtë", tha ai para gazetarëve ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë, raporton bbc.

Deklarata e 81-vjeçarit vjen mes bisedimeve të tensionuara për armëpushim ndërsa presioni rritet mbi të për të ndihmuar në zbutjen e konfliktit.

Marrëveshja e propozuar kërkon një pauzë 40-ditore të të gjitha operacioneve ushtarake që nga fillimi i Ramazanit, si dhe një rritje të fluksit të ndihmave në Gaza, tha një burim i afërt me negociatat për agjencinë e lajmeve reuters.

Raportohet se kjo do të përfshijë gjithashtu edhe një marrëveshje - lirimi i një pengu izraelit për dhjetë të burgosur palestinezë.

Muaji i shenjtë mysliman, gjatë të cilit besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, do të fillojë më 10 ose 11 mars. Fillimi i saktë i Ramazanit përcaktohet nga shikimi i parë i gjysmëhënës, kështu që mund të ndryshojë nga vendi në vend. /Telegrafi/