Please enter at least 3 characters.

Beshiri: Jemi të etur për trofe

2016/01/beshiri-jemi-t-euml-etur-p-euml-r-trofe_hd.jpg

“Tash pasi jemi kthyer nga Përfaqësuesja përgatitjet kanë filluar pas një ditë pushimi”, tha të mërkurën për ‘Sport Plus’, Olti, siç e thërrasin shokët dhe tifozët prishtinas. “Në përgatitje jemi të gjithë hendbollistët, ndërsa ato po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi kampionati është i gjatë dhe se duhet përgatitur sa më mirë”, shtoi më pas aloja e majtë e Prishtinës për SportPlus.

“Ne jemi të etur për trofe. Besoj që këtë vit jemi më të mirë se vitin e kaluar dhe këtë vit pretendojmë më shumë, duke parë edhe si po shkojnë përgatitjet”, shtoi Beshiri, teksa në fund tha se ai dhe shokët e tij në edicionin e ri të garave kanë synim kthimin titullit të kampionit dhe Kupës së Kosovës në kryeqytet. /Telegrafi/