Besa do t’i përjashtojë disa lojtarë
15/09/2014
Besa e Pejës është ‘koritur’ të dielën duke u mundur nga Vëllaznimi në fushën e kësaj të fundit me shifrat 5:0.
“Nesër (sot) do të mbajmë një mbledhje me kryesinë e klubit dhe disa lojtarë për të cilët ne e vlerësojmë se nuk janë të nevojshëm, do t’i largojmë”, ka thënë të dielën mbrëma, Shemsedin Muhaxheri, për gazetën Arena.
Ai ndër të tjera deklaroi se trajneri Arbnor Morina e ka besimin e plotë të kryesisë së klubit. “Arbnori nuk ka faj për rezultatet e Besës dhe do ta vazhdoi punën i qetë”, përfundoi Muhaxheri. /Telegrafi/


