Please enter at least 3 characters.

BERZH konfirmon mbështetjen ndaj Gjilanit për impiantin e ujërave të zeza

2018/12/unnamed-1-16.jpg

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka konfirmuar mbështetjen ndaj Komunës së Gjilanit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe për projektet tjera.

Konfirmimi ka ardhur në takimin e zhvilluar mes kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Neil Taylor, shef i zyrës së BERZH në Kosovë.

Në takim u tha se projektet për të cilat kërkohen mbështetje do të ndikojnë në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës publike, duke e bërë komunën një vend atraktiv për tërheqje të investuesve vendorë dhe të huaj. /Telegrafi/