Please enter at least 3 characters.

Berisha i pandalshëm, tjetër gol në Australi (Video)

Por pavarësisht golave të sulmuesit shqiptar, Melbourne Victory e ka të pamundur të fitojë pasi ka barazuar në shtëpinë e saj 1-1 ndaj Perth Glory.

30-vjeçari nga Prishtina realizoi golin e avantazhit provizor 1-0 në sfidën e fundit ndaj Perth Glory, takim në të cilin skuadra e trajnerit Kevin Muscat nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1.

Në minutën e 23-të të ndeshjes Berisha ia doli ta fitojë një penallti të cilën e shndërroi në gol vetë.

Pas këtij barazimi, Melbourne ka mbetur në pozitën e pestë me 17 pikë të tubuara, nëntë më pak se lideri. /Telegrafi/