Benzema i lumtur me formën që po kalon pas rikthimit të Zidanes
265:"MADRID, SPAIN - APRIL 21: Karim Benzema of Real Madrid CF celebrates after scoring Real's 2nd goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Athletic Club at Estadio Santiago Bernabeu on April 21, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images
22/04/2019
Karim Benzema po shijon formë e mirë te Real Madridi që nga rikthimi i Zinedine Zidanes.
Los Blanco ka fituar katër nga gjashtë ndeshjes e fundit në La Liga, ndërsa francezi ka shënuar tetë gola në pesë ndeshjet e fundit.
31-vjeçari është shprehur me formën e mirë dhe mezi po pres të fillojë sezonin e ri me Zizu në krye te ekipit.
"Rikthimi i Zidanes në klub do të thotë shumë. Të gjithë janë të lumtur me atë dhe mezi po presin sezonin e ri", ka thënë Benzema pas ndeshjes.
Sulmuesi ka shënuar deri më tani 21 gola në kampionatin elitar spanjoll, ndërsa vetëm Lionel Messi (33) ka më shumë se ai. Benzema ka asistuar edhe në pesë herë në këtë sezon, ndërsa kundërshtari i radhës është Getafe. /Telegrafi/


