Benita 'shpërthen' ndaj Klodit për raportin e krijuar me Elijonën: Je duke e lënduar një femër jashtë
02/02/2026
Benita Zena ka ndërhyrë pas deklaratave të Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt.
Ata kanë folur për raportin e tyre dhe banorja në fund tha t'i japë fund këtij pëlqimi.
Benita reagoi duke thënë se kjo është një tjetër lojë e tyre dhe se janë shumë false.
"Krijoni diçka të re. është një skemë. Jeni shumë false. Je duke e lënduar një femër jashtë. Nuk e di si të pret e dashura jote", theksoi mes tjerash këngëtarja.
Ajo shpërtheu edhe në fjalë të tjera duke i akuzuar ata e duke e përqeshur raportin e krijuar.
Ndërkohë ka qenë vetë Benita që pak ditë më parë i ka shprehur një pëlqim Klodit.
Klodiani nga ana tjetër ka lënë të dashurën jashtë, me të cilën është prej kohësh. /Telegrafi/


