Please enter at least 3 characters.

Bella Hadid pozon me gjoksin zbuluar në rrjetet sociale

2018/04/Belassss-e1524153516544.jpg
230:"PARIS, FRANCE - MARCH 01: Model Bella Hadid walks the runway during the Off-White show as part of the Paris Fashion Week Womenswear Fall/Winter 2018/2019 on March 1, 2018 in Paris, France. (Photo by Francois Durand/Getty Images)
12:"Getty Images

Modelja e njohur Bella Hadid numëron jo më pak se 17.5 milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Shpesh ajo publikon imazhe të ndryshme nga jeta dhe përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë që realizon për reklamat, me profesionin e saj si blogere.

Së fundmi, Hadid ka ndarë me fansat disa imazhe mjaft 'të nxehta', ku shfaqet duke pozuar në një material të zi dhe transparent, pa reçipeta.

Fotografitë në fjalë vinin në pah gjoksin e modeles, pjesë të cilën ajo më pas është munduar ta censurojë duke e bërë më të turbullt me efektet e kamerës.

"10 pikë nëse mund të më kapësh mua", ka shkruar ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive.

Ndryshe, Bella ka marrë shumë komplimente nga fansat e saj më të zjarrtë, gjersa nuk kanë munguar edhe kritikat, disa prej të cilave adresoheshin në faktin se fotografitë ishin tepër provokuese për t'u publikuar në rrjetin social, Instagram. /Telegrafi/