Please enter at least 3 characters.

Befasi e spektakël në javën e dytë të Ligës Total (Foto+Video)

2016/01/befasi-e-spektak-euml-l-n-euml-jav-euml-n-e-dyt-euml-t-euml-lig-euml-s-total-foto-video_hd.jpg

SUPERLIGA

Kampioni assesi të këndellet. Dobraja edhe xhiron e dytë pësoi humbje 4-1 ndaj Prishtinës se Re duke treguar që ekipi kampion i vitit të kaluar është në krizë të thellë rezultatesh dhe identitetit. Kjo sfidë u karakterizua me shumë faula por edhe emocione të mëdha. Në anën tjetër është befasuar Bajrami nga Banulla që është mposhtur me rezultat 3-2 nga djelmoshat e rinj të TermaX, që në krye me Eragon Gashin arritën të thyejnë njërën ndër ekipet më të mira ketë sezon në Superligë. Me fitore ketë xhiro vazhdoi dhe FC Centrum, të cilët mposhtën lehtësisht Janjevën em rezultat 3-0, duke vënë kandidaturën për titullin kampion.

Një tjetër pretendent për titull shënoi fitore këtë xhiro. Bëhet fjalë për Standard Benz qe e mposhti Banullën me rezultat 2-0, në një ndeshje të qetë por me shumë raste të humbura, sidomos nga fituesit. Me fitore vazhduan edhe Xhamia e Magurës e FC Gadimja, ekipe që këtë vit paraqiten për herë të parë në Superligë. Xhamia e Magurës e mposhti Mergim Strelin me rezultat 3-0, ndërsa FC Gadimja e fitoi ndeshjen triller ndaj Dream Team me rezultat 4-3, duke e përmbysur rezultatin në minutat e fundit.

Sllovia në anën tjetër e mposhti me një “Manita” skuadrën e Real Magurës. Ekipi i Arben Bytyqit u tregua potent qe në fillim të takimit duke mos diskutuar fituesin e këtij takimi në asnjë moment. Goalshenuesi më i mirë i vitit të kaluar Mustafe Ismajli dhe Tika Taka e tij fituan 2-1 ndaj Minatorit nga Babushi. Loja ishte e qetë dhe me raste shënimi por rezultati ishte i ngushtë që tregon për balancën e madhe qe ekzistonte tek të dyja ekipet.

Për fund, po e përmendim edhe klasiken e vogël të zhvilluar mes AL Com dhe Maceve të Zeza. Të dyja ekipet e të njëjtit fshat zhvilluan një lojë interesante e me shumë raste shënimi, mirëpo në fund më të mirë u treguan Macet e Zeza që morën tre pikë pas fitores me rezultat 3-1.

Tabela dhe lista e golashënuesve:


LIGA E DYTË

Në ligen e dytë spikatën disa duele interesante të cilat zgjuan interesin e mjaftë tifozëve në fushën sportive Toni-M. Super Skuadra e Avni Itas u përball me Nipat e Dajës në një takim mjaft interesantë, me raste, gola, e përmbysje rezultatesh. Në fund ekipi i Kemajl Gashit mposhti 6-3 skuadrën e Nipave të Dajës.

Duel i fortë e rrëqethës ishte edhe ai i zhvilluar mes Niveles dhe Restaurant Shpellës. Ndonëse Nivela ishte në avantazh të lartë në fillim në fund të ndeshjes ekipi nga Gadimja, Restaurant Shpella, fitoi me rezultat 5-3. Ardeno Meshkurti vazhdoi me rezultate pozitive edhe xhiron e dytë. Të besuarit e Ardian Metës fituan 4-1 ndaj Fc Teos. Eggermont u tregua mjaft e fortë për Milanon duke e mundur 5-2 dhe njëherësh duke marrë edhe pikët e para të sezonit.

Piket e para ka marrë edhe Borussia që ka përmbysur disavantazhin ndaj Gumnasellës, duke fituar në fund me rezultat 2-1, në një ndeshje më shumë tifozë të pranishëm. Fitore të thella kanë shënuar Mia san Mia dhe Mbretërit. Mia San Mia mposhti me rezultat 6-0 Dostat, ndërkaq Mbretërit deklasuan me rezultat 6-2 ekipin nga Sllovia,FC Dardanët. Smallusha fitoi shumë ngushtë ndaj Qullëve me rezultat 6-5, ndërkaq ndeshja e vetme që përfundoi në barazim ishte ajo mes Trepçës dhe Shoqnisë. Kjo sfide u mbyll me rezultat 2-2.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

LIGA E TRETË

Liga e Tretë filloi qe të ënjtën në mbrëmje. Shpella ishte ajo qe e filloi javën me fitore 6-2 ndaj Mermerit, në një duel ku pati edhe kartona të verdhë e të kuq. The Blue deklasoi skuadrën e Originalave duke e mundur 6-0 dhe duke dhënë sinjal që mund të konkurrojë për pozitat e larta në tabelë. Mega Petrol-Dardania ishte një ndeshje që dhuroi gola, përmbysje dhe spektakël. Në fund fituan Dardania me rezultat 5-4 dhe arkëtuan pikët e para sezonale. Relux tregoi që ka një skuadër shumë të fortë dhe qe në ndeshjen e parë fitoi me rezultat 6-4 ndaj Xhamisë së Babushit. Fitore kjo që tregon cilësitë e këtij ekipi.

Të shtunën Liga e Tretë filloi me duelin mes Ismail Lumes dhe Ufove. Ufot në krye me Sheek Azemin fituan me rezultat 2-3 për të marre fitoren e parë të sezonit. Duel i fortë dhe i baraspeshuar ishte edhe ai mes Flakës dhe Rubofcit, dy pretendentëve kryesorë në Ligen e Tretë. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2. Fitore bindëse me rezultat 4-0 shënoi Edisoni ndaj Bujarisë. Skuadra e portokalltë luajti shumë më mirë që nga fillimi i këtij takimi. Kryesuesit e Ligës së Tretë, Qallapeku fituan 5-0 ndaj Officerave duke konfirmuar vetën si skuadër shumë cilësore dhe e organizuar. Ndeshja mes Yjeve dhe Dety Liky nuk u zhvillua fare.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

Fakte interesante të xhiros së dytë:


- Në 26 ndeshje gjithsej u shënuan 148 gola me një mesatare prej 5.6 golave për ndeshje.
- Këtë jave numri i shikuesve ishte shumë i madh (500), sidomos në Superligë dhe në përgjithësi niveli i referimit të ndeshjeve ishte i kënaqshëm.
- Gjithsej u ndanë 21 kartonë të verdhe dhe 2 të kuq.

/Telegrafi/