Bebe Rexha publikon një video se si dukej para pesë vitesh
160:"NEW YORK, NEW YORK - FEBRUARY 08: Bebe Rexha attends e1972 during New York Fashion Week on February 08, 2020 in New York City. (Photo by Cindy Ord/Getty Images)
12:"Getty Images
06/03/2020
Bebe Rexha tash është një bionde atraktive, mirëpo në fillimet e famës së saj ajo ka qenë zeshkane.Këngëtarja shqiptare me famë botërore është duke realizuar albumin e saj të radhës, ndërsa vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale. Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi dhjetë milionë ndjekës, 30-vjeçarja e ka publikuar një video të xhiruar në vitin 2015. “Derisa jam duke e përfunduar albumin tim, ja një video timen në Los Angeles nga viti 2015, kur isha duke punuar në materiale të reja muzikore. Bebe me flokë kafe”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.
Ndryshe, artistja me prejardhje nga Dibra së fundmi ka folur për problemet e saja me shëndetin mendor. /Telegrafi/


