Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha mahniti publikun me interpretimin dhe performancën provokuese në "The Late Show with Stephen Colbert"

2019/03/bebe3.jpg
218:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 07: Bebe Rexha performs onstage during Spotify "Best New Artist 2019" party at Hammer Museum on February 7, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Joe Scarnici/Getty Images for Spotify)
24:"Getty Images for Spotify

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e projektit të saj të fundit muzikor "Last hurrah".

Kjo këngë e cila u diskutua shumë nga publiku, u vizualizua me një klip me skena provokuese, i cili nxiti reagime.

E ftuar në "The Late Show with Stephen Colbert", artistja I ka mahnitur të gjithë me interpretimin 'live' të hitit të saj më të fundit.

E shoqëruar edhe nga balerinat profesioniste, ajo ka dhuruar një performancë tejet provokuese dhe interesante para audiencës.

Bebe Rexha performoi "Last hurrah", teksa i gjithë publiku duket se e ka mirëpritur me duartrokitje të ngrohta këngëtaren shqiptare.

Muajin e kaluar, Rexha ishte pjesëmarrëse edhe në "Grammy", ku për fatin e saj të keq nuk arriti të fitojë asnjë nga dy çmimet në të cilat është nominuar.

Ajo tani garon për tri çmime në CMA Awards 2019. /Telegrafi/