Please enter at least 3 characters.

Beatrix Ramosaj vjen me një mesazh për fansat e saj: Nuk mendoja kurrë që do ta përjetoja këtë

2022/02/beatrixramosaj_274078379_1009732376618454_5740750784252094519_n-e1646057298112.jpg

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj muajve të fundit ka qenë mjaft e komentuar dhe kjo edhe për shkak të romancës ne Donald Veshaj.

Beatrix dhe Donaldi u njoftuan gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, por menjëherë pas finales dyshja u tha i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Këtë gjë ata e konfirmuar edhe pas heqjes së njëri-tjetrit në Instagram, madje nuk u panë më bashkë që pas përfundimit të BB VIP.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Por, Beatrix ka vazhduar postime në llogarinë e saj në Instagram, dhe këtë herë ka bërë një shkrimi dedikuar ndjekësve dhe fansave të saj.

“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se çfarë mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzit brengosen. Nuk mendoja kurrë që do ta përjetoja këtë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, ka shkruar Beatrix.

Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Ndërkaq, theksojmë që këngëtarja publikoi këngën “Faj” menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP, të cilën ia dedikoi Donaldit.

Ndonëse pa klip, projekti u prit mirë dhe deri tani ka grumbulluar afro katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/