BDI: Gjuha shqipe në kartëmonedha dhe në uniforma është në përputhje me Kushtetutën
10/03/2017
Pas qëndrimit të lideri të LSDM-së, Zoran Zaev, se kartëmonedhat dhe uniformat do të mbeten vetëm në gjuhën maqedonase dhe në to nuk do të përfshihet edhe shqipja, ka reaguar edhe BDI-ja.
Nga kjo parti për Alsat-M thonë se nuk pajtohen me qëndrimin se kartëmonedhat dhe uniformat dygjuhësore janë antikushtetuese.
Sipas integristëve përfshirja e shqipes në kartëmonedha është në përputhje me Kushtetutën sikurse pasaportat dygjuhësore që shfrytëzohen në gjithë vendin madje edhe jashtë tij./Telegrafi/


